Autoritetet kosovare janë alarmuar sërish pas lajmërimeve për bomba në disa shkolla në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.
Ky nuk është rasti i parë që kërcënime të tilla vinë në drejtim të shkollave në veri të Kosovës, por deri më tani të gjithë kanë rezultuar fals. Ashtu si dhe më parë, informacionet për bombë kanë ardhur me anë të adresave zyrtare të emailit të këtyre shkollave, ndërsa popullsia në këto zona është kryesish serbe.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa të gjithë nxënësit janë evakuuar nga këto objekte.