Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli është vënë në prangat e policisë, me akuzen e plagosjes së rëndë me dashje.
Urdher ndalimi është bërë me kërkese të prokurorisë së Lezhës dhe miratim të gjykatës, pasi rezulton te jetë përshire në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonen e Fanit në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti dhe nga veprimet hetimore dhe akti i ekspertimit, organi i akuzes ka arritur të provojë se Altin Nikolli ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.
Pas ngjarjes të plagosurit ju gjet dhe një armë zjarri dhe ju komunikua urdher ndalimi në Spital, por disa muaj më vonë prokuroria ka arritur të provojë se arma nuk ka qenë e të plagosur, dhe se autor i ngjarjes rezulton të jetë ish-drejtori i OSHEE në Mirditë Altin Nikolli. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, pasi Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtite në një zonë të pyllëzuar prana fshatit të tyre.