Dy trupa janë gjetur nga policia në Brazil, të cilat dyshohet se i përkasin gazetarit britanik Dom Phillips dhe udhërrëfyesin e tij lokal, të cilët u zhdukën në pyllin brazilian 10 ditë më parë.
Policia tha se ata u çuan në vendin ku u gjendën mbetjet njerëzore, pasi autori i dyshuar pranoi se i kishte qëlluar.
Trupat nuk janë identifikuar zyrtarisht, por gruaja e Phillips e quajti atë një ‘përfundim tragjik’ që ‘i jep fund ankthit për të mos ditur’ vendndodhjen e tij dhe të Bruno Pereira-s.
Peshkatari, Amarildo da Costa de Oliveira, 41 vjeç, i tha policisë se ai qëlloi çiftin e zhdukur. I dyshuari kishte ‘rrëfyer në detaje krimin që ishte kryer dhe kishte treguar vendin ku i kishte varrosur trupat.
Vëllai i të dyshuarit Oseney, i cili gjithashtu është arrestuar, mohon përfshirjen në krim.
Phillips, 57 vjeç dhe Pereira, 41 vjeç, u zhdukën në një pjesë të largët të pyllit tropikal të Amazonës më 5 qershor.