16 vjet pa patentë në makinën pa siguracion/ Shqiptari e pëson keq në Itali

2 Minuta Lexim

Një 37-vjeçar shqiptar  rrezikon një gjobë 45 mijë euro pasi u kap në Itali duke drejtuar një automjet që i kishte skaduar figuracioni pres 3 vitesh pa patentë.

Shqiptari u zbulua nga agjentë të Policisë Vendore të Pizës, ndërsa raportohet se ai kishte 16 vjet që lëvizte pa leje drejtimi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 16 qershorit ku disa agjentë të Policisë Lokale të qytetit Pisan ishin gati të ndalonin dy persona në bordin e një makine ku 37-vjeçari për të evituar kontrollin ka parkuar makinën disa metra më parë dhe së bashku me pasagjerin kanë zbritur nga makina duke ecur me shpejtësi në drejtim të kundërt.

Megjithatë, ky qëndrim tërhoqi vëmendjen e agjentëve që i arritën dhe i ndaluan për kontroll. Shqiptari i tha agjentëve se kishte patentë shoferi, por se e kishte harruar atë, si dhe të gjitha dokumentet në lidhje me makinën. Të pa bindur nga shpjegimi i tij, agjentët zhvilluan kontrolle në terminalin e tyre.

kohësh nuk dispononte më asnjë lloj dokumenti, përveç lejes së tij të qëndrimit, ku dhe atë nuk e kishte rinovuar që prej 2006 për shkak të disa dënimeve të mëparshme.

Agjentët më pas thirrën një kamion tërheqës për të marrë makinën dhe e dënuan shoferin me një dënim administrativ nga 5100 deri në 30599 euro për ngjarje pa patentë dhe një tjetër nga 1984 deri në 7937 euro për qarkullim të paligjshëm me një mjet tashmë të sekuestruar. Kësaj i shtohet edhe recidivizmi për drejtimin e një mjeti pa mbulim sigurimi, me pasojë dyfishimin e gjobës, të barabartë me një shumë që varion nga 1732 deri në 6928 euro.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull