Një helikopter i Forcave të Armatosur Shqiptare, ka bërë një ulje të detyruara emergjente në stadiumin e Librazhdit.
Burime për Abc bëjnë të ditur se helikopteri ushtarak ka pësuar një defekt, çka ka detyruar dy pilotët që të bëjnë uljen e emergjencës.
Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime nga ky defekt në helikopterin ushtarak.