Dashi
Një ditë që fillon me këmbën e djathtë, në fund të fundit Hëna po ju buzëqesh. Mos u shqetësoni për kolegët tuaj, vazhdoni përpara.
Demi
Mëngjes i plogësht, por pasdite do të keni rikuperim. Mundohuni të kujdeseni më shumë për dietën tuaj, zgjidhni të hani shëndetshëm.
Binjakët
Emocionet më në fund kanë filluar të zgjohen, ndaj futuni në “punë”. Edhe puna po shkon mirë dhe pa peripeci të veçanta, apo jo?
Gaforrja
Ndoshta do të keni një flirt në ditët në vijim, në sajë të një situate të favorshme astrale. Mundësitë shfaqen në horizont edhe në aspektin e punës.
Luani
Miqësitë ju duken më të rëndësishme se dashuria në këtë kohë. Në punë e keni më të vështirë të mbani ritmin.
Virgjëresha
Çfarë është kaq e vështirë që edhe ti të biesh në dashuri? A ka zgjidhje? Sigurisht, duke u lëshuar drejt rrjedhës, pa hezitim. Punë rraskapitëse ju presin javët e fundit.
Peshorja
Dashuria është pak e vështirë për të lulëzuar, ndoshta nuk është koha për ta nxitur apo shtyrë fort. Ju duhet një pushim, ndoshta një udhëtim…
Akrepi
Përpiquni të kalibroni mirë ndjenjat tuaja. Në punë nuk ju mungon energjia, por më mirë rezervoni diçka dhe për të ardhmen.
Shigjetari
Diçka nuk shkon në profilin sentimental, duhet t’i keni më të qarta gjërat. Për punonjësit do të ketë promovime, por kjo mbetet për vitin e ardhshëm.
Bricjapi
Hëna ju buzëqesh, do t’ju pushtojë një shkarkesë emocionale duke lënë mënjanë indiferencën. Puna do të vazhdojë rrugëtimin e saj, pastaj do të jenë pushimet.
Ujori
Duhet të përballeni me të shkuarën për të jetuar lirisht të tashmen. Jeni të lodhur nga puna, edhe pse nuk jeni plotësisht të ngarkuar.
Peshqit
Dashuria është ende një mirazh, por për ëndërrimtarët ky nuk është problem. Puna të kënaq, por ti dëshiron më shumë.