Vendi ynë mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës në pothuajse të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të jenë dominuese në zonat bregdetare dhe të ulëta në orët e para të ditës.
Ndërsa në vijim vranësirat do të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku të fokusuara do të jenë në zonat malore, duke gjeneruar shira të pakta në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12 gradë Celsius deri në 35 gradë Celsius.
Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.