Deklaratat e ashpra të Ramës për veton, reagon ashpër Bullgaria

2 Minuta Lexim

Mos heqja e vetos nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, ka penguar edhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo situatë ka sjellë shumë deklarata përplasëse mes liderëve të Shiqpërisë me drejtuesit e BE, dhe fjalime të ashpra nga kreu i qeverisë shqiptare mdaj qeverisë bullgare.

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra në Bruksel nga kryeministri Edi Rama.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme bullgare

Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar.

Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot.

Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne e mbrojmë atë sot, pavarësisht gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë cilësime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie.

Një regjistër kaq i ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit.

Presim që kryeministri shqiptar t’i përshtatë mjetet e tij të të shprehurit me një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Në këtë nivel, më shumë se çdo tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi.

Në këtë nivel ne kemi treguar gjithmonë gjithë respektin që kërkon një pozicion i përgjegjshëm dhe nivel i marrëdhënieve ndërshtetërore.

Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët largohen. Kombet mbeten.

Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanit.

Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull