Një ngjarje e rëndë raportohet në Pogradec, ku bëhet me dije se është gjetur i vdekur një i moshuar. Sipas Policisë dyshohet se ka varur veten për shkak të gjendjes së rënduar.
POGRADEC
Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Pogradec.
Sipas policisë, sot rreth orës 10:00, në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, është vetëvarur shtetasi H. Ç., 83 vjeç, i cili nga deklarimet e mara dyshohet se vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.