Horror/ Vajza 11 muajshe vritet nga edukatorja në çerdhe

1 Minuta Lexim

Një vajzë 11 muajshe është vrarë në një çerdhe në Francë nga edukatorja e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lion, ku edukatorja e vrau të miturën duke e detyruar të pinte detergjent që përdorej për të zhbllokuar lavamanët.

Sipas autoriteteve gruaja pranoi vetë krimin, ndërsa tregoi se e spërkati vajzën me substancën kimike pasi ajo po qante shumë, dhe më pas e detyroi që ta pinte. Rreth orës 8 të mëngjesit personeli i çerdhes ka kërkuar ndihmën e urgjencës, e cila e transportoi fëmijën në spital, por e mitura nuk arriti të mbijetojë për shkak të djegieve të tmerrshme.

Zyra e Prokurorit Publik të Lionit hapi një hetim për incidentin, por sipas shtypit vendas, episode të keqtrajtimit të fëmijëve që qanin tashmë ishin raportuar në të njëjtën strukturë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull