Pas 10 ditëve, banorët e Porto Romanos kanë protestuar përsëri sot kundër depozitave gjigante të gazit, të cilat janë shumë pranë shtëpive të tyre dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Banorët kërkojnë të merren masa dhe të shmanget një tragjedi e mundshme, pasi siç shprehen ata, nëse ndodh përsëri një incident si ai i disa ditëve më parë, do të ishte fatal ndërsa thonë se nuk duan të përsëritet një Gërdec i dytë.
“Kjo është një fushë e minuar, ti vënë gishtin kokës, është kot edhe kryeministri i vendit, po të jetë puna unë jam i majtë. Në fillim na kanë ardhur dhe na janë prezantuar si biznese kozmetike, dhe më pas e kanë bërë depozitë gazi”, shprehet një prej banorëve.
“Ky gaz këtu dëmton Durrësin, Krujën dhe Tiranën, sa herë jemi ankuar ne, po nuk na pyet njeri”, thotë një tjetër prej qytetarëve.