Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat pas denoncimit të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për evazion fiskal në lidhje me inceneratorët. Sipas Ibrahimajt janë 20 subjekte fiktive janë dënuar.
”????Konferenca për shtyp mbi informimin e opinionit publik dhe median, në lidhje me deklaratat e ditëve të fundit, për dosjen e vitit 2018 mbi skemat e mashtrimit, të cilat po përdoren në mënyrë abuzive dhe qëllime politike nga opozita.”, shkruan Ibrahimaj ne Facebook, nderkohe qe ne konference theksoi se:
‘Që nga ai vit janë 34 subjekte të cilat janë referuar nga hetimi tatimor ku kanë qenë të përfshira 141 subjekte. Pjesë e këtyre procedurave janë përfunduar dhe kanë përfunduar me një vendim gjykatë. Një pjesë janë ende nën hetim. Për rastin konkret 20 subjektet fiktive janë dënuar me 35 vite. Ndër vite që nga 2018 dhe sot, administrata tatimore ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, për të vijuar hetimin. Kjo skemë është në ndjekje që prej vitit 2018, të gjitha institucionet janë në gadishmëri para drejtësisë, me qëllim zbardhjen e dhe gjykimin e personave të përfshirë në këto skema. Ne jemi këtu që të bëjmë të gjithë procedurat në ndihmë të drejtësisë, pasi nuk duam që këto raste të përsëriten. Jemi lidhur edhe me ambasadën britanike, ku evidentohen rastet e këtij mashtrimi apo të evazionit hetimor. Të gjitha institucionet e MF janë të angazhuara drejt luftës kundër evazionit.’