Nga Aleksander Cipa
Petriti na tha në një varg të tij se ” pikëllimi është floriri i zemrës”. Në të vërtetë kaq shumë fjalë të çmuara për të, dhe këto fjalë tonat që dalin prej pikëllimit të mungesës së tij, janë vërtet ai “flori zemre” që meriton Petriti. Sepse poetët me shpirtrat e njerëzve kanë aftësinë e asaj që me të drejtë Emil Cioran e quan “imperializmin hyjnor i cili nënkupton zbaticën e njeriut”.
Petriti, tashmë në amëshim, na ka lënë në këtë jetën e përkohshme për ne dhe të tejzgjatur, për ata që vijnë. Na ka lënë me ” Golikun” estetik të krjimtarisë dhe të shpirtit të vet dashurak, në të cilin, si në Vjosë, do të lahen dhe mbushen botët njerëzore si të toskëve ashtu dhe të gegëve, si të shqiptarëve ashtu dhe të bashkëbotësve tanë.
P.S: Në foton e rrallë, poetët Petrit Ruka dhe Lefter Çipa në një përqafim gjaku dhe shpirti labëror.