Nikollë Lesi: Po plasi dhuna sot s’dihet si përfundon, kanë marrë nga dy veta për shtëpi të hapin zjarr si në Maqedoni

3 Minuta Lexim

Nikollë Lesi ka publikuar një shkrim ku analizon protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Gazetari bën thirrje për shmangien e dhunës teksa heq një paralele me Maqedoninë e Veriut.

Protestat e dhunshme në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut vazhduan edhe të mërkuren në mbrëmje për të penguar miratimin nga autoritetet qeveritare të propozimit francez për një kompromis midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që do t’i hapte rrugën Shkupit për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryetari i opozitës VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se ai ishte në shënjestër të një sulmi me armë. Në një konferencë shtypi të mërkurën vonë, ai tha se një person, për të cilin mediat në Shkup kanë raportuar se është nga komuniteti shqiptar i vendit, kishte shtënë me armë, ndonëse rrethanat e këtij incidentin nuk janë ende të sqaruara.

“Një kohë më të gjatë kam marrë njoftime për përpjekje për likuidimin tim dhe sonte ajo revole ishte dashur të më marrë mua në shënjestër. E gjithë kjo është planifikuar nga pushteti sepse polici nuk ishte askund kur personi filloi të hapë zjarr”, tha drejtuesi opozitar, Mickovski.

Opozita maqedonase është akuzuar se luan lojën pro ruse për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të spostohet vëmendja nga Ukraina.

Ndërkohë sonte në Tiranë Berisha ka thirrur një protestë masive kundra kryeministrit Rama.

Mësohet se kudo aktivistët e PD kanë shkuar shpi me shpi duke kërkuar nga dy njerëz për çdo familje “sepse me datë 7 korrik rrëzojmë Edi Ramën dhe marrim qeverinë”.

Kjo ka krijuar gjëndje alarami në shërbimet e intelegjencës euroatlantike, pasi nuk duan kurrsesi destabilizim në Shqipëri, aq me tepër që në Shkup opozita pro-ruse po trondit qeverinë dhe stabilitetin. Me këto protesta në Shkup, opozita po bllokon negociatat e vendit, por edhe të Shqipërisë me BE, duke na dëmtuar ne si shqiptarë.

E gjitha shkon kah interesave të Perandorisë ruse.

Nga ana e tij ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë protestë të dhunshme, porse me kujdes e ka paralajmëruar dhunën kur tha se nëse ka nga policia apo shërbimet provokime ndaj atyre që do të vijnë në shesh.

Si rregull kur e do protestën të dhunshme e krijon si të duash përplasjen. Mjafton ta kesh në kokë se duhet dhunë e ajo do të krijohet!

Ndaj PD me shumë fiton pikë nëse ka njerëz dhe pa dhunë, pasi po plasi dhuna ajo nuk dihet se si përfundon.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull