Protesta e thirrur nga Berisha, ambasada amerikane apel qytetarëve të saj: Shmangni tubimet e mëdha, situata mund të ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme

1 Minuta Lexim

Ambasada Amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj të jenë të kujdesshëm gjatë kohës që do të mbahet protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike sot në orën 19:00.

Përmes një njoftimi, Ambasada i këshillon ata të shmangin turmat e mëdha dhe të monitorojnë mediat për përditësimet e fundit.

“Ditën e enjte, datë 07.07.2022, në orën 19:00, është planifikuar të zhvillohet një protestë përpara Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet që duhen ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime.Mbani një profil të ulët”, njofton Ambasada.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull