Belind Këlliçi : Protesta e opozites ishte mesazh për ndërkombëtarët

2 Minuta Lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi komentoi në televizionin e familjes Berisha protestën e mbajtur një ditë më parë në Tiranë.

Këlliçi tha se ishte protestë për t’i dhënë mesazh ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve se në Shqipëri opozita është e fortë, është e bashkuar, është në këmbë.

Deputeti demokrat tha se Rama dhe Veliaj kanë futur persona në protestë që të provokonin dhunë ndërsa shtoi se opozita është qytetarë dhe në këmbë.

“PD është opozita e vendit, me të gjithë grupet e ndryshme, opozita është në këmbë. Protesta shërbeu për të dhënë mesazh të qartë.

S’më cakton dot askush kë dua kryetar në partinë time, s’e cakton dot ambasada. Ka lidhje me konceptin dhe jo me ambasadën. Këtë e vendosin anëtarët e një partie.

PD ka dhënë leksion demokracie si në Amerikë, ku prevalon demokracia e drejtpërdrejtë. Dje protesta ishte madhështore jo vetëm në numër, por në simbolikë, ngjyra, pjesëmarrje, rrezatonte shpresë, qytetari.

Rama-Veliaj janë investuar që të kishte përplasje në protestë. Kam qenë prezent në dy raste, kur kishte provokime.

Janë nxjerrë jashtë nga turma, persona që nuk i njihte askush që thoni hajde t’i biem policisë. Dje reagoi kryeqyteti të cilit Veliaj i ka betonizuar çdo cep.

Shqipëria e vërtetë ka qenë dje në shesh, Shqiëria e Ramës, Veliajt, Damianit, Belindës. Udhëtojnë me chartera, makina qindra mijëra euro, kanë apartamente me para të mbushura cash, që i marrin me qira, i kanë në disa vende, ua vjedhin hera-herës dhe nuk i denoncojnë dot. Ka nga ato ministra që i kanë vjedhur paratë në shtëpi apo tek prindërit dhe nuk i denoncojnë dot.”-tha Këlliçi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull