Çfarë është metoda “369” dhe si ta përdorësh për të manifestuar dëshirat?

1 Minuta Lexim

Ka një sërë metodash për manifestim dhe njëra prej tyre është pikërisht “369” dhe përkon me shkrimin e dëshirës më të madhe që ke 3 herë në mëngjes, 6 herë gjatë ditës dhe 9 herë në mbrëmje. Kështu, do të riprogramosh mendjen dhe kjo e fundit do të realizojë dëshirën tënde.

Metoda “369” mbështetet në Ligjin e Tërheqjes dhe teorinë se ajo që ti mendon, manifestohet. Praktikisht, gjithçka që ndodh, prodhohet nga mendimet tona dhe zë vend në realitet. Mendohet se kjo metodë përdorej nga Nikola Tesla.

Si ta përdorësh metodën “369”?

Fillimisht, zgjidh dëshirën që do të manifestosh dhe krijo një afirmim. Për shembull: “Jam super i/e lumtur që mora rritje në detyrë”.

Sapo zgjohesh, shkruaje 3 herë dëshirën. (Kjo e ndihmon universin të njohë dëshirën tënde).

Gjatë ditës, rikujtohu dhe shkruaje 6 herë. (Kjo e forcon dëshirën).

Para se të flesh, 9 herë, pasi në mbrëmje, nënvetëdija është shumë aktive. (Nuk lejon asnjë bllokim mendor që mund të kesh).

Duket e thjeshtë, por normalisht që ka një sekret: Kur shkruan afirmimin, përdor kohën e tashme dhe vizualizo lumturinë tënde dhe skenarin më të mirë të mundshëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull