Mbytet në një liqen në Itali, i riu shqiptar shokët: Humbi jetën para syve tanë

1 Minuta Lexim

Një 21-vjeccar shqiptar me origjinë shqiptare ka humbur jetën, pasi është mbytur në një liqen teksa po argëtohej duke bërë zhytje  nga skela me miqtë e tij.

Mediet italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 8 korrik, në Bolsena në Viterbo Itali.

I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte baba shqiptar dhe nënë italiane.

Sipas medieve italiane, i riu shqiptar u mbyt para shokëve të tij. Një mik i tij, ka thënë se kur pa që i riu nuk po dilte u zhyt për ta ndihmuar, por pa sukses. Më pas u desh ndërhyrja e polumbarëve për ta nxjerrë nga uji trupin e pajetë./abcnews.al/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull