Parashikimi i motit për datën 9 korrik 2022

1 Minuta Lexim

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore dhe zona të izoluar në qendër duke rrezikuar momente të shkurta me rrebeshe shiu. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull