Përgjatë 48 orëve të fundit, policia thotë se ka pezulluar 20 leje drejtimi për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar, pasi shpejtësia e lejuar në këtë aks është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h.
Pesë masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit.
“Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, vijojnë monitorimin 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.
Gjatë monitorimit të pandërprerë, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq – Delvinë, kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore”, thuhet në njoftim.
APELI PËR SHOFERËT
Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.
Drejtues mjetesh: Rregullat e qarkullimit rrugor janë manuali për një jetë të sigurtë, zbatimi i tyre është detyrimi ligjor dhe moral që kemi ndaj njëri-tjetrit, në hapësirën që ndajmë bashkë.
Policia Rrugore nuk ka për qëllim shtimin numrit të masave administrative, por ka për qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në destinacion arrin i sigurtë në rast se zbaton rregullat e qarkullmit.
Monitorimi vijon në të gjitha rrugët e vendit.