Balla kërkon ndryshime në Kodin Rrugor: Në tre vitet e para të ketë kufizim të shpejtësisë për shoferët e rinj, ul numrin e aksidenteve

2 Minuta Lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka paraqitur ditën e sotme në Komisionin për Veprimtarinë prodhuese disa propozime për ndryshime në kodin rrugor. Ai tha se duhet limituar shpejtësia për shoferët e rinj të moshave të reja duke marrë shembullin e Italisë duke theksuar se kjo masë ul numrin e aksidenteve.

Ai tha se është e nevojshme edhe rritja e moshës së specialistëve rrugorë nga 65 deri në 70 vjeç. “Në këndvështrimin mendoj që ndryshimet që kanë të bëjnë me kufizim të shpejtësisë për të patentuarit për herë të parë të moshës së re i referohen modelit italian.

Italia në kushtet e rritjes së numrit të aksidenteve nga moshat e reja ka ndërmarrë këtë politikë për tre vitet e para të djemve dhe vajzave të reja që marrin patentën dhe nga kjo lloj mase në legjislacionin përkatës rezultoi një masë e duhur. Më lejoni të bëj me dije që sot në Europë aksidentet rrugore nga të rinj shkaktojnë 25% të viktimave nga aksidentet rrugore.

Edhe KE ka nisur procedurat për një direktivë të re për vendosjen e kufizimeve. Ne kemi sjellë si propozim që të vendosim atë që ka një prej vendeve anëtare. Që tre vitet e para të ketë kufizim shpejtësie deri në 80 km. Pas tre vitesh mund të jetë arritur pjekuria. Duhet të kemi parasysh që këto lloj kufizimesh të ulin edhe rrezikun.

Një gjë tjetër që për mua është shumë e rëndësishme është numri i atyre që përfitojnë të kategoritë A dhe B. Çdo ditë e më shumë po na ulet numri i specialistëve mendoj që spostimi nga 65 në 70 vjeç është i domosdoshëm duke pasur parasysh që këta lloj specialistësh mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë punë deri në moshën 70-vjeç duke iu referuar eksperiencave europiane”, tha Balla.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull