Balla: Konferenca Ndërqeveritare javën e ardhshme nëse RMV-ja gjen konsensus

1 Minuta Lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pritur në një takim këtë të mërkurë në Tiranë, deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç i cili është edhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Balla tha se nëse Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miraton propozimin francez, javën e ardhshme mund të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për të dyja vendet.

“Shpresojmë që gjatë kësaj jave do të gjendet ose do të plotësohet numri i duhur i mbështetjes në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që javën e ardhshme, të hënën ose të martën, të jetë e mundur mbajtja e të dy konferencave ndër qeveritare, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut”, theksoi Balla.

Ndër të tjera, Balla deklaroi se me Ahmetoviç ka diskutuar për çështje të interesit të dyanshëm.

Ditën e nesërme, do të mbahet seancë parlamentare për diskutimin e propozimit francez në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull