Alarmi COVID në Shqipëri, edhe për nënvariantet e Omicron

2 Minuta Lexim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka folur për situatën epidemiologjike në Shqipëri përgjatë muajit të fundit, ku është vërejtur një shtim i rasteve me COVID-19, duke i rritur ndjeshëm shifrat e infektimeve.

Manastirliu e pranoi se ka një rritje të incidencës për rastet e reja pozitive si edhe një rritje e rasteve të fataliteteve në vend. Mirëpo, sipas saj, këto përbëjnë pjesën e popullsisë, e cila nuk është vaksinuar kundrejt COVID-19.

Shqetësues ndërkohë, mbetet edhe fakti se nënvariante të variantit Omicron mund të kenë mbërritur në Shqipëri. Por, ende nuk ka një konfirmim nga laboratorët e referencës për këta të fundit.

Rritja e incidencës mandej, tregon sipas ministres se e gjithë situata, mund t’i dedikohet varianteve BA4 dhe BA5 të Omicron.

“Bërja e dozave përforcuese kundër virusit është parësore në luftën me COVID-19”, vijoi më tej Manastirliu, duke shtuar se ka një alert të ngritur edhe nga shërbimi pediatrik në spitalin Nënë Tereza.

Për këtë arsye, vaksinimi që prej moshave 5 vjeç e lart po shihet si i mundur në Shqipëri, por një vendim ende duhet marrë.

Po ashtu si një vendim, duhet marrë edhe për masat e shtuara ndaj virusit.

Këto të fundit nuk kanë ndryshuar prej muajsh, kur të gjitha kufizimet u hoqën.

Komiteti teknik i ekspertëve mblidhet rregullisht për të diskutuar mbi problematikat e COVID-19 dhe në rast të përkeqësimit të situatës, është e mundur të ketë ndryshim masash.

Përdorimi i maskës mbrojtëse mund të rikthehet në grumbullimet masive apo në ambiente ku ka persona me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata janë edhe pjesa më e cenuar e popullsisë prej COVID.

Në pritje, nga ana e Ministrisë, janë edhe mbi ecurinë deri në vjeshtë e dimër, kur do të duket realisht rikthimi i vërtetë i COVID dhe sa fuqi do të ketë ai.

Teksa, të gjitha strukturat spitalore, mbeten në gatishmëri të plotë për të përballuar situata më të rënduara potenciale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull