Masakra me tre të vrarë në Fushë-Krujë/ Policia jep detaje: Ja si ndodhi ngjarja

2 Minuta Lexim

Masakra me 3 të vrarë,  policia jep njoftimin zyrtar. Në automjetin e autorëve është gjetur një armë tip kallashnikov.

Uniformat blu bëjnë të ditur se është qëlluar me automatik në drejtim të mjetit tip “Volkswagen Passat” ku udhëtonin 3 viktimat.

Si pasojë, makina e tyre ka shpërthyer në flakë. Dy prej personave në automjet, janë djegur, ndërsa personi i tretë ka arritur të dalë nga makina.

Diklen Vata, 30 vjeç ka ndërruar jetë vetëm pak pasi ka dalë nga automjeti. Ndërkohë dy viktimat e tjera nuk janë identifikuar ende pasi janë djegur brenda automjetit.

Njoftimi:

“Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volsëagen Passat” është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie. Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për  sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve”

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull