Mesfushori i kampionëve të italisë, Bakayoko është ndaluar gabimisht nga policia italiane pasi e kishin ngatërruar me një tjetër person.
27-vjeçari përjetoi disa momente jo të këndshme pasi policët ishin me armë nëpër duar dhe po e kontrollonin imtësisht lojtarin.
Bakayoko ishte drejt arrestimit, por një polic tjetër afrohet aty pranë dhe vë re se personi që kishin ndaluar dhe ngatërruar ishte Bakayoko i Milan-it.
Në atë moment duke që ai i thotë kolegut se është Bakayoko, mesfushori i Milanit. Kolegu i cili po e kontrollonte në fillim nuk e kupton dhe duket nga leximi i buzëve që e pyet “Kush?”, dhe më pas kur e sheh, bën një reagim qesharak dhe e lë të lirë.