Sali Berisha: Lulzim Basha dëshmoi se është një qenie mjerane, ndërsa Meta është aleat i çmuar

2 Minuta Lexim

Sali Berisha teksa komentoi zgjedhjen e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga PD, u shpreh se ai e mori një vendim të tillë nën didaktin e ambasadores Yuri Kim, duke dëshmuar, sipas tij, se është një qenie mjerane.

“Mendoj se shkaqet e qëndrimit të Bashës ndaj meje janë të qarta. Ai në 2017 përjashtoi brutalisht nga gara elektorale eksponentët më kryesorë që kishin kontribute të mëdha vetëm se mendonte se ata i bënin hije.

Kreu një akt që bashkëpunoi me Edi Ramën, por kur pa se nuk kishte asnjë lloj mundësie me mua, ai e bëri zgjedhjen nën diktatin e plotë të ambasadores Yuri Kim.

Dakord nuk bëri zgjedhjen e tij, por njeriu duhet të zgjedhë parimet, sepse po ju nënshtrove diktatit dëshmon se je një qenie mjerane, por njeriu ka idealet e veta”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur se çfarë vendi do të ketë Ilir Meta në opozitë, Berisha e cilësoi një aleat të çmuar.

“Do jetë një aleat i çmuar me të cilin jemi të hapur për të bashkëpunuar për largimin e regjimit të Edi Ramës.

Bashkëpunimi është gjëja më e natyrshme, por siç e patë LSI ishte e pranishme, kryemadhi mbajti një fjalim në protestë. LSI po bën një luftë me fakte kundër kësaj qeverie, prandaj për ne është një aleat i çmuar”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull