Çelja e negociatave, OSBE: Sot hapet një kapitull i merituar për shqiptarët!

1 Minuta Lexim

Prezenca e OSBE në Shqipëri e ka cilësuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare të Shqipërisë me tryezën e BE-së si një kapitull  të ri, të shumëpritur dhe të merituar.

Në një reagim në Twitter, OSBE shkruan se Prezenca do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare.

“Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. Prezenca e OSBE do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare”- shkruhet në postim.

Shqipëria nis sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull