Borell mbështet integrimin e Shqipërisë: Kemi nevojë për ju që të plotësojmë kuadrin e BE-së

1 Minuta Lexim

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell  ka shprehur mbështetjen  e BE-së për Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel.

Ai u shpreh se sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë për vendin tonë.

“Sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë. Shqipëria do të bëhet anëtare e BE dhe me këtë BE-ja po merr një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të vet. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE.

Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke sjellë përfitime dhe për shoqërinë shqiptare.

Ne e dimë që kjo vjen me një çmim të kartë dhe ky çmim i lartë është që jeni pjesë e disa vendeve të padëshirueshme, pro duke qenë pjesë e komunitetit më të dëshirueshëm që është BE. Ju keni harmonizimin 100% me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE-ja. Kemi nevojë për ju, bashkë jemi më të fortë”, u shpreh Borrell.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull