Presidenti rus Vladimir Putin, vizitoi të martën Iranin. Ky ishte edhe udhëtimi i dytë jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Fillimisht presidenti Putin u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan në Teheran. Po ashtu ai u takua edhe me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei.
Por mediat kanë kapur detaje që duket se i kanë shpëtuar të gjithëve.
Vëmendja është përqendruar tek lëvizjet e Putinit. Në një video të publikuar të Daily Mail, shfaqet Putin duke zbritur nga avioni në aeroportin e Teheranit.
Sapo Putini zbriti nga avioni dhe iu afrua komitetit të pritjes për të përshëndetur, ai u vëzhgua nga afër nga truprojat e tij. Gjatë bisedës Putini ka zbërthyer xhaketën dhe sapo ka nisur të ecë drejt limuzinës së zezë, sigurimi e ka rrethuar nga të gjitha anët.
Në momentin kur dera hapet dhe Putini fillon të futet në makinë, truproja i bllokon pamjen presidentit rus, por në një moment shumë të shkurtër shihet se presidenti rus ka hyrë në makinë pa xhaketë.
Gjithashtu është vënë re se Putin ka pasur edhe vështirësi në ecje. Nuk është hera e parë që daljet publike të Putinit kanë ngritur pikëpyetje mbi shëndetin e tij dhe ai shpesh është parë duke u dridhur, duke u mbajtur pas objekteve të ndryshme për t’u mbështetur.
Rikujtojmë se inteligjenca perëndimore beson se personaliteti i Vladimir Putin ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë pesë viteve të fundit, me liderin 69-vjeçar rus që shfaq sjellje paranoike, të cilat janë mjaft të dukshme.
Putini ‘po vuan nga tërbimi roid nga trajtimi me steroide për kancerin’: spiunët perëndimorë besojnë se sjellja e tij ‘gjithnjë e më e çrregullt’, pamja e fryrës dhe distancimi absurd shoqëror për vizitorët është rezultat i trajtimit mjekësor, shkruante dikur Daily Mail.
Burimet e inteligjencës thonë se Vladimir Putin mund të jetë duke vuajtur nga kanceri, sëmundja e parkinsonit ose demenca. ‘Fytyra dhe qafa e fryrë’ e despotit 69-vjeçar mund të jenë efekte anësore të mundshme të përdorimit të zgjatur të steroideve.