Parashikimin e motit për datën 21 korrik 2022. Ja sa do shënojnë termometri

1 Minuta Lexim

Vendi do të vijojë të ndikohet nga rrymat e nxehta të ajrit, ku do shënohet edhe piku i të nxehtit. Përgjithësisht ditën e enjte do të ketë mot me diell e vranësira kalimtare mesatare në relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 17 deri 34°C

në zona e ulëta 20 deri 37°C

në zona bregdetare 21 deri 35°C

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull