Kufiri detar/ Ministri i Jashtëm grek: Është bërë 12 milje në Jon dhe në mënyrë të njëanshme nga ne dhe shqiptarët. Në Hagë…!

2 Minuta Lexim

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka dhënë një intervistë të gjatë për Newsbomb.gr, ku ka prekur të gjitha frontet e nxehta në nivel kombëtar dhe gjeopolitik, duke përfshirë këtu raportet e tensionuara me Turqinë dhe çështjen e detit me Shqipërinë.

Ai gjithashtu ka shpjeguar më në detaje rrëzimin e avionit misterioz “Antonov” me ngarkesën e rrezikshme të municioneve në Kavallë, për zhvillimet kritike në luftën e Ukrainës dhe çështjen e gazit rus.

Sa i përket marrëveshjes së detit, Dendias i ka bërë me dije gazetares që e intervistonte se është vendosur tashmë shtrirja me 12 milje në Jon dhe këtu s’ka asgjë për t’u diskutuar, përveç disa detajeve teknike që do ti çojnë palët në Hagë.

Tani duke qëndruar tek çështja greko-turke dhe te tema e dialogut në nivelin më të lartë mes dy palëve që ishte ndërprerë. Çfarë po ndodh me dialogun Dendias – Çavuşoğlu? A është homologu juaj i përgjegjshëm? Dhe nëse po, sa e rëndësishme mendoni se është kjo? Në kuptimin, nëse mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore të përgjithshme. Vështirë, mendoj unë.

E njoh shumë mirë zotin Çavuşoğlu. Prandaj, nëse më pyesni nëse ka një kanal komunikimi mes nesh, në nivel personal ka gjithmonë një kanal komunikimi. Megjithatë, nëse ky mund të jetë një kanal për bisedime ndërshtetërore, mendoj se presidenti Erdogan në mënyrën më absolute e ka ndërprerë këtë. Ka ndërprerë të gjitha kontaktet.

E kisha fjalën për klimën. Nuk thashë nëse do të ndodhin mrekulli. Nëse kjo mund të ndikojë te klima e përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull