Ymer Nurka
Sot me shume se kurre, po shikojme nje “kthimvemendje” te dialekti Gegë. Në fakt thjesht artikulohen pakenaqesi, te cilat perpiqen te trasmetohen qellimisht në publik, per te sjelle nje lloj perçarjeje Jug-Veri. Domosdo armiqte e kombit punojne ne nje forme, a ne nje tjeter. Rrugetimi i Shqipes eshte nje kalvar shekullor i dhimbshem dhe sfilites deri ne pragzhdukje. Ata te cilet e nxoren ne drite Shqipen, duke e bere te shkruhej e te flitej, si njehere motit, ishin Rilindasit tane te medhenj. Por Ata kurre nuk e ndane misionin e tyre “ne Gege e ne Toske” te perbashkuar nga deviza “Me pushke e penë per Memedhene!” pate vetem nje ideal, qe te identifikoheshin thjesht Shqipetare, si bij te të njejtit komb e te të njejtit gjak. Mos te harrojme se ata e ushtruan veprimtarine e tyre ne te tjera rrethana e ne te tjere kushte te jashtezakonshme. Pikerisht atehere kur Shqipja nëmej nga kisha Orthodokse me Sinodin e shenjte, si dhe diskriminohej nga Islami, si filozofi politike dhe fetare, i cili mbante me kembe tere ngrehinen e perandorise Otomane. Keta te fundit e cilesonin Arberishten tone te bukur, si gjuha e qafireve. Motit, kur në truallin tënë, nder seminare jehonte Ungjilli dhe nder mejtepe e medrese ligjerohej Kurani, ja po n’ate kohe u be e mundur te ngrihej, si Feniksi nga hiri i vet dhe te zgjohej ndergjegja jone kombetare. Verbi yne i shenjte gjeti motive dhe mori flatrat e moçme, per te fluturuar ne qiellin e lire. Po nga askush sot nuk degjoj, jo vetem nga historianet, por as nga gjuhetaret dhe akademiket, që te ngrene zerin e te thone me kurajo te vertetat e medha, per te risjelle ne kujtese sakrificat e bera nder shekuj dhe per te shfaqur te gjalle dhe pa firo verbin Pellazgo-Ilir. Ndersa sot dalin disa tipa dhe prototipa, njerez pa kontribute, te cilet trumbetojnë me te madhe shqetesimin pseudopatriotik, kur ne te vertete Shqipen e perdorin veç per te shpifur dhe per te vjelle vrer kunder gjithe arritjeve historike te bera ne shkencen e Gjuhesise, e cila kulmoi me standartizimin dhe me Fjalorin e pare Enciklopedik. E drejta per te folur dhe per te dhene opinione eshte per gjithekend, por ky tager nuk buron nga hiçi, por nga morali i paster kombetar dhe nga kultura e mirefillte shoqerore, ne te kundert kjo “kujë” e disa “verioreve” e shprehur neper media dhe rrjete sociale, nuk vlen as te degjohet e jo me te legjitimohet dhe te merret ne konsiderate. Nje pjese e ketyre zhurmemdhenjve, nuk dine as te drejtshkruajne dhe as te mireflasin Shqip, atehere si mundet te besojme ne pretendimet qe nxjerrin per “Gegnishten si elementformues i gjuhes standarte Shqipe. “A ka vend per te permiresuar?!” Padyshim qe po. Madje ka kaluar gjysme shekulli qe nuk eshte bere asnje progres dhe kongres per Gjuhen tone te nënës. Shqipja eshte lene pasdore dhe ne meshire te fatit e mbytur nga dyndja e “neologjizmave”, te cilat jane futur prej brezit te ri dhe gjuheve te huaja qe ata perdorin, pa perjashtuar dhe shume shkaqe te tjera. Por Shqipes letrare i jane shfaqur dhe po i marrin terren edhe “arkaizmat me barbarizmat”, te cilat burojne si rezultat i analfabetizmit dhe injorances totale qe ka pllakosur sot Shqipetaret, apo i terminologjise turko-arabe qe perdorin kleriket e kesaj feje, nje sharlatanizem i pashoq ne historine moderne. Kur akademiket e shkences se gjuhesise, shkrimtaret dhe poetet, (natyrisht sipas direktivave politike te kohes)ndertuan platformen e Shqipes Standarte, ata e formalizuan plotesisht Shqipen dhe e pershtaten ate per kohen moderne. Kombet e civilizuara standartizimin e kane patur prioritet nacional e shkencor kater-pese shekuj perpara nesh, ndersa ne Shqipetaret ishim teper te vonuar. Ç’eshte m’e keqja ne karakterizohemi nga nje nihilizem i paprecedent nder popujt e tjere; te gatshem te shkaterrojme gjithçka te mire dhe kombetare qe u ndertua n’ate sistem. Gegnishtja dhe Toskenishtja, jane dy dege te te njejtit trung, morfemat e tyre e perbene pazellin mbi te cilin u krijua Gjuha letrare kombetare dhe nuk ka rendesi se cili prej tyre eshte m’i moçem, apo më dominant se tjetri. Gjuha ka per mision komunikimin dhe trasmetimin sa me te sakte te gjithe spektrit emocional. Shqipja jone ka aftesi mahnitese ne kete drejtim. Shqiptaret merren vesh per bukuri, ne te dy dialektet, madje edhe krahinarizmat nuk na pengojne me, pervec “djerrizimit”, i cili perben nje pengese serioze ne komunikimin midis brezash dhe zonash. Ne nje emision te organizuar me disa profesore te gjuhes shqipe, ne nje TV kombetar, me beri pershtypje mos argumentimi i plote qe i bente disa fjaleve dhe sidomos renies se “ë”-së, i ndjeri Kolec Topalli. Kembengulja e disa akademikeve per vendosjen ne standardin e gjuhes sone, te paskajores ” me punu” . Ne te dy deget kryesore te Shqipes, si ne Toskenisht dhe ne Gegenisht, ka diferenca te habitshme, te cilat kane ndodhur gjate historise, por une do te perpiqesha te argumentoja, sadopak nje nga dallimet thelbesore, qofte edhe duke ju referuar paskajores “me punu”, ne toskerisht “per te punuar” . Ndertimi fonetik i te dy varianteve, ka te beje me elokuencen dhe korrelacionin kuptimor. Tendenca e Gegenishtes ne zhvillimin fonetik dhe morfologjik te saj , ka qene per ta mbyllur fjalen me tinguj te mbyllur, si fonema “u” “me punu”, “me kendu”, “me sjell”, qe ne Toskerisht do te benin “per te punuar”, “per te kenduar”, “per te sjelle” etj, me fundore, prapashtesen “ar”, te cilat duket sikur vijne lirshem ne aparatin e gojes dhe plot elokuence. Saper njehsimin e disa fjaleve, si; “gjysëm”, ne “gjysmë”, “gojëz”, ne “gojzë”, “fjalëz”, ne “fjalzë”, “perrallez”, ne “perrallzë”e keshtu me radhe, mendoj se ne evolucionin e saj, vete gjuha e ka zgjidhur me sukses problemin. Ajo i perdor ne menyre te pranueshme, që te dy variantet, por kur vjen fjala per “te perkedhelur” dicka, trajta fundore e ketyre fjaleve nga “ëz” ne “zë”, nuk mund te pershtatet dhe te shkoje mire me te gjitha variantet psh. “keshtjellëz” (pra trajta per nje keshtjelle te vogel) ne “keshtjellzë”, apo “kengëz”, ne “kengzë”, apo “brengëz” në “brengzë”, “forcëz” ne “forczë”, “proçkëz”, ne “proçkzë”, ku behet nje lemsh bashtinglloresh. Ne trajten qe na ofron Toskerishtja nuk kemi “gdhenj”, apo fjale qe vertiten, apo nuk pertypen nga aparati i gojes, duke “kercitur” si te jene kokrra rëre, E natyrisht Shqipja Standarte, per 40 vjet, mori nje zhvillim te pakthyeshem, ndaj ajo sot nuk ka asnje arsye, që te frenohet duke i imponuar paskajoren ne Gegnisht. Me te drejte shume akademike e theksojne se nderhyrja ne gjuhen Standarte eshte pa kohe e pa vend. Nuk ma merr mendja se midis shqiptareve te kulturuar te Gegnishtes te kete “qejf mbetje”, me arsyen sepse mbizoteron paksa “Toskerishjta”, e cila ne fakt do me pelqente ta thoje ne dialektin Gegnisht; “Toskenishtja”, gjithashtu do me pelqente qe te zevendesoja ne shume fjale tingullin “r” me “n” si ” i larte” ne ” i nalte” “rërë” ne “ranë” etj. etj. Tendenca e disa studiusve per te nderhyre me duket se del jashte funksionit, pasi filologet dhe studiuesit e gjuhes, jane si botanistet qe vezhgojne, hulumtojne, dhe shenojne mbi fenomenet, por pa i paragjykuar dhe frenuar ato. Gjuha e nje kombi, i vendos vete tendencat e saj, ndersa nje akademik, i cili flet vetem “Gegenisht” e nuk din te flase po kaq mire edhe “Toskerisht”, nuk ka tagrin te “pompoje” opinionin per ndryshime radikale ne gjuhen Standarte. Sa per referendumin se: cili dialekt duhet te dominoje “variantin zyrtar te Shqipes”, kjo pastaj merr nje forme te rrezikshme midis shqiptareve, ne te gjitha trojet etnike ku ata jetojme. Kushtetuta e gjuhes nuk eshte, si kushtetuta e shtetit, qe buron sipas sistemeve ekonomike, qe qytetaret zgjedhim. Gjuha eshte e gjalle, si deti, si pylli, si lumi, si ajri qe leviz. Fatkeqesia eshte qe pjesa m’e madhe e njerzve flasin, kendojne, shajne, pa ditur rregullat dhe mekanizmat se si funksionon ajo. Ndaj ata e deformojne e shperdorojne dhe e shesin, apo e degradojne ate sipas rastit. Sistemi i kaluar beri te mundur dhe menjehere institucionalizimin e Shqipes. Ai ngriti Fakultetin Filologjik me katedren perkatese. Krijoi institutin e gjuhesise dhe Albanologjise, ate te Folklorit dhe mjaft institucione te tjera shkencore. Kishim nje strukture te plote akademike, me personalitete te shquara si! Eqerem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Selman Riza, Rahmi Memushaj, Fatmir Agalliu, Emil Lafe, e plot e plot te tjere, qe shtriheshin nga Akademia e Shkencave, deri ne strukturat arsimore ne baze. Behej nje pune studimore kolosale, e cila reflektonte ne orjentimin e Shqipes, si nje nga gjuhet sintetike me te lashta dhe me te bukura. Po ku eshte sot ky sistem i tere vlerash, ky laborator studimor qe reflektonte ne te gjitha katedrat Universitare te Albanologjise neper bote?!
U shkaterrua, si cdo vlere tjeter. E sot askush nuk e ze ne goje kete krim kombetar te bera nga politika, por kerkohet rrenimi i plote i Shqipes. Natyrisht ky komplot i bere me duart e tradhetareve ka tre qendra, respektivisht tre Akademite e shkencave “Beograd-Shkup-Athine”. Shpresoj tek bashkimi dhe reflektimi i te gjithe akademikeve, gjuhetareve, historianeve, shkrimtareve, poeteve, publiçisteve nga tere bota Shqipetare, qe nje dite te organizohen dhe bejne sa me pare Kongresin e pare Panshqipetar, per te unifikuar Gjuhen tone, ne te gjitha curriculat, anekend ku flitet Shqip, e cila eshte dhurata m’e bukur dhe me identifikuesja per Kombin Shqipetar. Ajo duhet te marre pozicionin e merituar, si Nenemadhja e familjes se gjuheve Indoevropiane dhe te lere ne hije tere fallsitetin e ngritur ne keto 3 dekada!
Si Shqipetar dhe qytetar i ketij vendi uroj te ndodhe sa me shpejt nje ngjarje e tille, ne te mire Kombit tone!