Kjo foto është shkrepur në datën 19 korrik, pak orë pak dasmës së Jennifer Lopez me Ben Affleck. Ajo u fotografua duke hyrë në palestrën ku e priste Ben. Nën diellin përvëlues dhe temperaturat që po arrijnë rekorde vështirë të mos bëjnë përshtypje mëngët e gjata të J.Lo-së.
Po pse zgjedh të vishet kështu në palestër?
Në fakt, me një kërkim të thjeshtë në Google, J.Lo nuk është e vetmja. Bota e sportit numëron një sërë futbollistësh që veshin mëngë të gjata edhe në verë kur luajnë futboll.
Një prej tyre, më tipiku është Ronaldo. David Beckham gjithashtu vishej me mëngë të gjata kur ishte aktiv në karrierën e tij, si dhe Fernando Torres.
Mendohet se arsyeja është fakti që mëngët e gjata krijojnë më shumë nxehtësi me trupin gjatë stërvitjes për të lëshuar më shumë energji. Një tjetër arsye është se djersa përthithet nga veshja dhe nuk qëndron në lëkurë. E treta ka lidhje me faktin se ndoshta të gjithë këta duan të duken ndryshe, ose se ia kanë mësuar njëri-tjetrit këtë stil.