Pushtetarët qëndrojnë, shqiptarët largohen!

2 Minuta Lexim

Nga Edi Oga

Besohet se gjysmë milionë shqiptarë janë larguar nga vendi këto dhjetë vitet e fundit. Tmerrësisht shumë, po të mendojmë se në dy dekadat para kësaj ishin larguar mbi një milionë të tjerë.

Pyetja ‘përse largohen shqiptarët’ është kaq banale, sa përgjigjen e saj e gjen në esenë e çdo maturanti mesatar. Të gjithë e dinë se njerëzit emigrojnë për një jetë më të mirë, por kjo ‘shkulmë’ e kësaj dekade të fundit, më tepër sesa emigrim është një ikje, një largim. Arsyeja është ajo e parafundit, humbja e shpresës. E fundit arsye për largim është kërcënimi i jetës nga katastrofat natyrore, karestitë apo lufta.

Paradoksi i largimit të shqiptarëve është se shkaktarët dhe përgjegjësit e këtij fenomeni, e bjerrjes përfundimtare të shpresës, janë pikërisht ata që janë gati të hidhen në zjarr që shqiptarët të mos largohen! Ata kanë një emër, kanë një surrat, kanë një histori që nuk mbaron në politikë, kanë pushtet, kanë para… vetëm një gjë nuk kanë. Turp. Ata nuk kanë turp që të riciklohen, të na serviren si të qashtër e të paepur, si martirë të lirisë në këtë vend!

Sot, arsyeja më madhore e largimit të shqiptarëve, është bërë vetëdija e gjithkujt se këta surretër nuk do të largohen nga pushteti deri ditën kur Zoti t’i thërrasë pranë vetes!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull