“Jam gati të vdes për Shqipërinë”, Milaim Zeka reagon pas deklaratës së Ilir Metës: Nuk ke nevojë të vdesësh, por të mos vjedhësh djersën e shqiptarëve

1 Minuta Lexim

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratës që bëri dje Ilir Meta se ishte gati të vdiste për Shqipërinë.

Zeka shkruan se për Shqipërinë nuk ka nevojë të vdesë, por ka nevojë që të mos vidhet djersa e shqiptarëve.

“Ilir Meta: -Jam gati te vdes per Shqiperine

Per Shqiperine nuk ka nevoje me vdeke, po ka nevoje mos me vjedhe djersen e shqiptareve.

Hajde ma thoni se cili politikan nuk ka vjedhur, dhe nuk eshte pasuruar me parat e taksapaguesve te qytetareve shqipetar?

Ne gishta i numeron!

Betimi do duhej te ishte: -Jam gati mos me vjedhe Shqiperine!”, shkruan Milaim Zeka.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull