Ilir Meta teksa u pyet nëse kishte marrë urime nga miqtë ndërkombëtarë pas marrjes së partisë që ai themeloi, theksoi se nuk e ka këtë shqetësim.
Ai theksoi në një konferencë për mediat se nuk pret mbështetjen dhe vota nga ata.
“S’kam shqetësim nëse ka apo s’ka reagime. I vetmi reagim shqetësues për mua është kur nuk reagojnë partizanët e drejtësisë për këto afera që po shkatërrojnë financat publike. Janë afera që ua kam bërë të ditura me letra në dorë. Për mua jam i lumtur. S’pres që të marr asnjë votë nga miqtë tanë ndërkombëtar. S’dua dhe s’kam kërkuar kurrë vota dhe përkrahe. E kam me shqiptarët.
Çdo detyrim ndaj NATO-s dhe BE do plotësohet në mënyrë të shkëlqyer nga Partia e Lirisë. Janë të tjerë ata që bëjnë historira, i përfshirjen në historia të brendshme dhe bëjnë marrëzira dhe bëjnë politikë duke spekuluar me miqtë tanë dhe duke mos përmbushur detyrimet që kemi si vend anëtar i NATO-s dhe që duhet të kishte hyrë në BE.”, tha Meta.