Në fjalën e tij në eventin e kremtimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk do të ishte këtu ku është sot pa partneritetin e SHBA-ve.
Duke iu referuar ngjarjeve me Sali Berishën, Rama tha se nuk ka forcë kundër amerikanëve, por vetëm mllef dhe ndjenjë hakmarrje ndaj politikës së SHBA. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se në këtë vend “nuk ka një burrë që t’ja thotë hapur Amerikës atë që mendon”.
“Pa SHBA-të, Shqipëria nuk do ishte e gatshme të përballej me të keqen dhe të shkuarën e cila vazhdon të shfaqet para nesh në forma nga më të ndryshmet duke nisur nga komunizmi me figura të cilat ne mendojmë se i ka tretur e kaluara por papritmas na dalin përpara.
Në vendin tonë nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane dhe anti-europiane. Edhe kur ka mllef dhe ndenjë hakmarrje ndaj politikës së SHBA-ve, kjo sfhaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën madje duke thënë se e duan edhe më shumë se vetë ambasadorja. Por është shumë domethënës se nuk ka këtu një burrë që t’ua thotë SHBA-ve se është kundër Reformës në Drejtësi, apo se u vjen frikë të dalin nga shtëpia se janë të damkosur në ballë”, deklaroi Rama.