Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme ndikuar nga masat ajrore me origjinë perëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura.
Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar në relievet e larta malore në lindje reshje shiu të dobëta në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 21/37 | Diell |
Kukës | 18/32 | Diell re |
Lezhë | 20/35 | Diell |
Dibër | 16/33 | Diell re |
Durrës | 21/37 | Diell |
Tiranë | 22/37 | Diell |
Elbasan | 21/38 | Diell re |
Berat | 17/37 | Diell re |
Vlorë | 19/34 | Diell |
Korçë | 17/32 | Diell re |
Gjirokastër | 18/37 | Diell re |
Sarandë | 17/34 | Diell |