Familja e Michael Schumacherit raportohet se e ka një plan të madh për një jetë të re në Spanjë, ndërsa gjendja e tij fizike mbetet misterioze.
Gruaja e legjendës së Formula 1, Corinna raportohet se po bën plan që familja të zhvendoset në Port Andratx në Mallorca, një vend bregdetar ky në Spanjë.
Schumacher, nga ana e tij, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende, raportohet se e ka vizituar vilën e re të tij në ishull përmes helikopterit.
Dhe besohet se familja ka fluturuar drejt shtëpisë së re, raporton magazina gjermane “Die Bunte”.
Raportohet po ashtu se është blerë një hapësirë prej 54 mijë metrash katrorë që do të përdoret për ta ngritur një fermë kuajsh.
Corinna, 53 vjeçe dhe e bija e Schumacherit, Gina-Maria, 25, janë dy kalorëse të etura, ndërsa kanë kuaj në pronat e tyre në Zvicër dhe në Teksas.
Raportohet se familja Schumacher e ka blerë parcelën e madhe të tokës, e cila aktualisht është e mbyshur me ndërtesa të rrënuara dhe me pemë.
Besohet se kjo tokë iu ka kushtuar 2,8 milionë euro dhe përshkruhet si një vend i rrallë dhe i pafrekuentuar në rajonin e jug-perëndimit të Mallorcas pasi është shumë afër detit.
“Die Bunte” e ka përgatitur një ballinë dhe një shkrim me titullin “Corinna Schumacher: Jeta e jote e re në Mallorca”, ndërsa pritet të publikohet nesër.
Thuhet se bashkëshortja e Schumacherit ka plane të mëdha në ishullin diellor dhe dëshiron të jetë e sigurt se bashkëshorti i saj do ta ketë kujdesin më të mirë mjekësor dhe të qëndrojë me familjen sa më shumë të jetë e mundur.