Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez shprehu mbështetjen e qeverisë së tij, në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
“Uroj që rruga e Shqipërisë drejt BE të jetë e suksesshme. Nuk mund të kuptohet BE pa Ballkanin. Mendoj që është një ide pozitive që përveç proceseve të aderimit është e mirë ideja e krijimit të këtij komuniteti evropian sepse kështu do kemi mundësi të vendosim këtë marrëdhënie në një nivel politik. Ne e shohim me interes këtë dinamikë pozitive që gjenerohet mes vendeve që duan të hyjnë në Be dhe janë tashmë në BE. Bashkimi nuk është thjesht një klub vendesh, por është një komunitet vlerash dhe parimesh. Në të na nxë të gjithëve të futemi. Ne kemi nevojë të zbatojmë rregulla të përbashkëta për të arritur këto qëllime”, u shpreh kryeministri Sanchez,
Ai u ndal edhe te agresioni rus në Ukrainë. Ai përgëzoi Shqipërinë për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe u shpreh se këto sanksione nuk kanë për qëllim të dëmtojnë Rusinë, por ta bëjë të heqë dorë nga lufta.
Sanchez: Agresioni në Ukrainë ka prekur shumë gjëra, ka shkaktuar vuajtje për njerëzit dhe pasiguri se si do të vazhdohet me furnizimin me energji elektrike. është e rëndësishme që vendet evropiane të jenë të bashkuara, të vendosur në mbrojtjen e vlerave tona dhe integritetit territorial. Sanksionet nuk kanë qëllim të dëmtojnë popullin rus, por të kthejnë rrugën e luftës. Ne përkrahim integrimin e gjithë vendeve të Ballkani Perëndimor në Be dhe Shqipëria është një nga vendet kryesore në këtë rrugë. Ne urojmë që të vazhdoni në këtë rrugë, në këtë luftë për të mbaruar të gjitha reformat të cilat do t’ju bashkojnë me BE dhe do përmirësojnë jetën tuaj.