FOTO/ Protestuesit i kërkojnë Berishës të ikë, ai refuzon: Janë ata që sa herë bien ngushtë, kërkojnë të largohet politika. Do jemi…!

1 Minuta Lexim

Kreu  i PD-së Sali Berisha i bashkohet protestës së thirrur nga shoqëria civile për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia.

Me sa duket dikush i ka kërkuar të largohet, teksa Berisha u përgjigj.

“Janë ata të cilët që sa herë bien ngushtë, kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do jetë në epiqendër të problemit”.

Teksa foli për thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e ministrave, Berisha tha se kërkesa e qytetarëve për dorëheqjen e një ministri është tërësisht politike sepse kështu është në kodin e qeverisjes dhe qeverisjeve.

“Përgjegjësia në këtë rast është ligjore dhe morale, por dhe sikur të mos kishte përgjegjësi ligjore, përgjegjësia morale e detyron ministrin të largohet menjëherë nga detyra. Kjo kërkon natyrisht që ministri të ketë ndjenjën e moralit, që i mungon”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull