Detaje nga aksidenti në rrugën Lezhë-Shkodër, 7 të plagosur, 5 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën

1 Minuta Lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër ku u plagosën 7 persona.

Mësohet se 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën dhe po marrin trajtimin mjekësor në spitalin rajonal të Lezhës.

Shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar. Në përplasje janë përfshirë automjetet tip “mistsubishi” dhe “audi”.

Për pasojë autostrada është bllokuar në të dyja anët dhe qarkullimi i mjeteve është devijuar për nëaksin e vjetër “Kallmet-Dajç”.

Sakaq, pritet transportimi i të plagosurve që janë në gjendje të rëndë, drejt Tiranës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull