Parashikimi i motit 9 Gusht 2022

1 Minuta Lexim

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë orëve të para të ditës paraqitet me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave. Por parashikohet që vranësirat të theksohen në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat do të krijojnë mundësi për shira të izoluar në zonat malore, ndërsa pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me motkalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull