Siç kemi raportuar, Mar-a-Lago, rezidenca kryesore e ish-presidentit amerikan Donald Trump, në Palm Beach, Florida, është kontrolluar nga agjentë federalë.
Trump ka thënë se rezidenca e tij po “bastisej” nga agjentë të FBI-së, në atë që ai e quajti një akt të “sjelljes së pahijshme të prokurorisë”, raporton BBC, përcjell Bota sot.
“Një grup i madh agjentësh të FBI-së” kreu një “bastisje të paparalajmëruar” në rezidencën time Mar-a-Lago në Palm Beach”, tha ish-presidenti amerikan në një deklaratë.
Kërkimi nga Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së thuhet se lidhet me trajtimin e dokumenteve zyrtare nga Trump.
Këto pamje ajrore tregojnë skenën jashtë pronës mbrëmë.