Nga Rrapo Isufaj
Interviste me Znj. Enegrida Bënja perfaqsuese e KSHH
Ne takimin takimin “Dite e Hapura” me Deputet te Kuvendit te Shqiperise, Gjimnazistet e Gjimnazit “Janaq Kilica” Fier, u shquan jo vetem per koherencen e problemeve qe shqetesojne shoqerine tone, por edhe per kurajon, guximin dhe qytetarine ne adresimin e tyre Parlamentit. Ata i artikuluan qarte Kuvendit te Shqiperise problemet e shumta qe shqetesojne rinine shkollore, ate stundetore dhe mbare shoqerine, duke e vene theksin te reformat arsimore, kushtet dhe standartet e shkollave dhe universiteteve tona. Nje tjeter shqetesim i tyre ishte tregu i punes dhe perspektiva e jetes ne vend, cka ka sjell boshatisjen dhe hemoragjine intelektuale. Problemi i bullizmit si dhe nje sere ceshtjesh te tjera ishin verejtjet qe adresuan maturantet fierak pe politikeberesit dhe ligjevenesit shqiptar.
1. Nje nga stacionet e radhes ku u aplikua Projekti PACEP ishte edhe Gjimnazi “Janaq Kilica: Fier. Ju lutem, nje koment dhe informacion pergjithesues.
Projekti “Për mbështetjen e Kuvendit dhe Shoqërisë Civile” PACEP, është një iniciativë e zbatuar nga ana e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetëm (IDM Albania) në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Qëllimi kryesor i ciklit të aktiviteteve të ndërmarra nga KShH konsistonte në fuqizimin e shoqërisë civile, me fokus të veçantë të rinjtë e shkollave të mesme, për t’u informuar dhe përdorur efektivisht mekanizmat ligjorë për vënien në lëvizje të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke adresuar peticione apo nisma ligjvënëse qytetare me mbështetjen e 20.000 zgjedhësve. Si pjesë të aktiviteteve të kësaj nisme ishin dhe 18 ditët e hapura në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku të rinj të 18 gjimnazeve të vendit patën mundësinë që të realizonin disa takime me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim afrimin e tyre me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe mundësinë e adresimit të problematikave që ata hasin në komunitetet ku jetojnë, me përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Takimi I parë u realizua në qytetin e Fierit me të rinjtë e gjimnazit Janaq Kilica, dhe me pjesëmarrjen e tre deputeteve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Znj.Antoneta Dhima, Znj.Eralda Bano dhe Znj.Erisa Xhixho, të cilat njëkohësisht janë edhe pjesë e grupit të deputeteve “Miqtë e Fëmijëve” në Parlament dhe janë të anagzhuara shpesh herë në veprimtarinë e tyre në aktivitete që përfshijnë të rinj.
2. Cili ishte vizioni i te rinjeve fierak per situaten social-ekonomike, politike e shoqerore ne vend?
2. Gjatë kësaj experience bashkëpunimi me të rinjtë por edhe me stafin pedakogjik të gjimnazit, kemi njohur të rinj shumë entuziastë për të kontribuar për komunitetin ku jetojnë, të rinj të cilët janë aktiv dhe kanë dëshirë të përfshihen në nisma të ndryshme të cilat mund të kenë një impact real. Me shume kurajo dhe qytetari te rinjte adresuan shqetësimin e tyre për largimin e bashkëmoshatarëve të tyre nga vendi për shkak të mungesës së mundësive në vendin tonë. Ky ka qënë shqëtësimi i tyre më i madh, i cili ka qënë dhe objekt i peticionit që kanë ideuar dhe që së shpejti do të depozitojnë në Kuvend.
3. Si e vleresoni koherencen, idete dhe obsionet e tyre, por edhe kurajon me te cilen artikuluan shqetesimet komunitare?
3. Për ne si staf zbatues i projektit ka qënë mjaft frymëzues bashkëpunimi me ta. Kemi punuar së bashku që shqetësimin e tyre për adresimin e largimit masiv të të rinjve nga vendi ta konkretizonim në formën e një peticioni ku të rinjtë, se bashku me asistencën Ligjore të stafit të KShH kanë propozuar disa zgjidhje për adresimin e kësaj problematike dhe kanë kërkuar marrjen e masave konkrete. Eshtë shumë e rëndësishme që për një shoqëri të shëndetshme dhe demokratike të rrisim të rinj të cilët janë qyetarë aktiv dhe shfrytëzojnë të drejtat e tyre kushtetuese për të marrë pjesë në procese vendimmarrëse, siç është rasti I drejtimit të një peticioni në Kuvend.
4. Cilat ishin disa nga shqetesimet me te mprehta qe percollen gjimnazostet fierak?
4. Eshtë e qartë tashmë edhe nga objekti i peticionit që këta të rinj kanë ideuar, dhe për të cilin folëm pak më parë, që shqëtësimi kryesor i tyre ishtë largimi i të rinjve. Megjithatë gjatë diskutimit të rinjtë sollën ne vëmendjen e deputeteve të ftuara në takim edhe arsyet pse sipas tyre të rinjtë po largohen nga vendi masivisht. Problemi kryesor ishtë arsimi, duke filluar që nga mungesa e infrastrukturës, mungesa e financimit për të rinjtë ekselentë, shtrirja e procesit mësimor edhe përtej orës së mësimit por edhe tek përballja e tyre me fenomene të dëmshme sociale si bullizmi, për të cilin sipas tyre flitet pak dhe nuk adresohet siç duhet, duke lënë pasoja afatgjatë tek të rinj të cilët bien pre e tij. Të rinjtë ngritën edhe problemin e meritokracisë, dukej se kishte një mungesë besimi se mund të vlerësoheshin realisht për atë që janë dhe japin.
5. Sa kurajoz u treguan te rinjte per pasqyrimin e realitetit para deputeteve pa kompromise, pa frike, pa kolor zbukurues?
5. Në fakt ky ka qënë takimi hapës i turit të 18 ditëve të hapura, dhe ne si staf I proejktit kishim shumë kuriozitet se si të rinjtë do I prisnin tre deputetet që ishin të ftura, të cilan në fakt I përkisnin të tre foracave politike në vend. Jemi suprizuar për mirë me kurajon dhe mungesën e ndrojtjes për të folur hapur dhe shumë konkretisht për çështjet që I shqetësonin. Ata ndiheshin shumë të sigurt për mendimet që dhanë edhe për shkak se shumë nga pikat që prekën ishin të mbështetura në fakte dhe eksperienca personale. U treguan shumë të prerë në disa raste duke kërkuar konkretisht zgjidhje dhe nuk u mjaftuan me përgjigje të cilat në të vërtet nuk e adresonin problemin e shtruar. Por edhe deputetet e ftuara treguan mjaft profezionalizëm dhe krijuan një mjedis shumë miqësor për të rinjtë në mënyrë që të shpreheshin lirshëm. Edhe ne si staf e kishim si qëllim që diskutimi që të realziohej të mos i kompleksonte të rinjtë dhe fatmirësisht nuk ndodhi.
6. Si e perligjen ligjeberesit tane hemorragjine inteleltuale dhe ate te te rinjeve?
6. Problemin që të rinjtë adresuan në lidhje me largimin masiv të të rinjve deputetet e ftuara e adresuan në mënyra të ndryshme, kjo edhe pse i përkisnin forcave të ndryshme politike.
Znj.Dhima ju drejtua të rinjve duke i informuar rreth reformave të viteve të fundit që janë ndërmarrë në sistemin arsimor të cilat të gjtha kanë patur për qëllim ofrimin e kushteve më të mira për arsim për të rinjtë në mënyrë që të përmirësohen aftësitë që ata marrin dhe që ju nevojten për tregun e punës. Sipas Znj.Dhima të rinjtë që kanë vullnet dhe kurajo për të punuar për qëllimet e tyre tashmë kanë mundësi më të mëdha sec kanë pasur vite më parë. Ndërkohe dy deputetet e tjera, Znj.Bano dhe Znj.Xhixho kishin një qasje tjetër për problemin dhe I mbështtën të rinjtë në problematikat që ngritën. Megjithatë ato I inkuarjuan të rinjtë që edhe nëse kanë mundësinë e studimit jashtë, pas përfundimit të studimeve të kthehen në Shqipëri, për ta çuar deri në fund kontributin e tyre të qytetarë aktiv.
7. Cili ishte reagimi dhe vleresimi i Parlamentareve ne lidhje me diskutimet, obsionet, idete dhe vizionin qe prezantuan te rinjte ne keto takime?
7. Deputetet e ftuara në takim, Znj.Antoneta Dhima, Znj.Eralda Bano Tase dhe Znj.Erisa Xhixho i pritën me pozitivitet problemet e adresuara. Edhe pse i përkisnin bindjeve të ndryshme politike për disa nga pikat kryesore të diskutimit ranë dakord njëzëri për nevojën për adresimin, siç ishtë rasti i fenomenit të bullizmit, madje i dhanë të rinjve edhe këshilla në një nivel personal përveç në kuadër të pozicionit që kanë. Gjatë diskutimit të rinjtë u përballën edhe me mendime dhe argumenta të kundërta nga ana e deputeteve por edhe kjo i shërbeu Informimit të tyre rreth mundësive që kanë si të rinj. Mesazhi kryesor që u përcoll nga ana e deputeteve ishte mos hezitimi për të ngritur zërin dhe për t’ju drejtuar Parlamentit.
|
|