NUK JEMI AS SI ZIMBABVE-ja AFRIKANE

2 Minuta Lexim
Ne Zimbabve nuk është provuar që marrëveshja e koncesionit të incerenatorit ishte korruptive, por Bashkia e anulloi. Në Shqipëri ka të arrestuar e në kërkim, është e provuar se personat e lidhur me kompanine koncesionare kane dhenë rryshfete të majme e kane bërë evazion galopant por Bashkia dhe Qeveria pompojnë miliona euro çdo muaj drejt kompanisë. Dhe SPAK e quan çështje komplekse?!
Nga Klodian TOMORRI –
Ditë më parë, Keshilli Bashkiak i Harares ne Zimbabve anulloi koncesionin e inceneratorit me kompanine Geogenix. Megjithe presionin e qeverise dhe presidentit, anetaret e Keshillit votuan unanimisht per anullimin e kontrates.
Sapo mbaroi votimi, kryetari i Bashkise i tha Ministrit qe bente presion; “po nuk je i kenaqur shko ne gjykate”.
Ne Tirane, kryetari i Bashkise i pagoi 2 milione dollare koncesionarit te inceneratorit vetem ne muajin qershor. Por jo vetem kaq. Ketu qeveritaret po bejne gare kush t’i paguaje me shume para koncesionit te inceneratorit. Jep Lali, jep Belinda, jep Frida per serra dhe kantina vere, jep ajo e Durresit.
Ne Zimbabve nuk eshte provuar qe marreveshja e koncesionit ishte korruptive, por pavaresisht kesaj Bashkia e anulloi. Ne Shqiperi ka persona te arrestuar ose ne kerkim dhe eshte e provuar se personat e lidhur me kompanine koncesionare kane dhene rryshfete te medha dhe kane bere evazion galopant. Por pavaresisht kesaj, bashkia dhe qeveria pompojne miliona euro cdo muaj drejt kompanise.
Ne klasifikimin e pervitshem te Transparency, Zimbabvja renditet ne vendin e 157 ne bote per kontrollin e korrupsionit. Ne te njejtin raport Shqiperia renditet e 110-a. Zoterinj dhe zonja te nderuar te Transparency! Rishikoni renditjen se i keni hyre ne hak Zimbabves. Shume madje.
Ne gjithe kete grope te madhe septike, qe po qelb gjithe Ballkanin, drejtuesi i SPAK del e deklaron se çeshtja e inceneratoreve është komplekse. Perfundimi? Nje zimbabvez eshte shume me i mbrojtur nga korrupsioni se nje shqiptar. Zyrtaret e shtetit te Zimbabves kane shume here me teper integritet se palacot tane.
E kuptoni ku jetojme?

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull