Rrapo Isufaj
Deputete te Kuvendit te Shqiperise dhe maturante te Gjimnzit ” Ali Demi” Vlore, u ulen sebashku, ne “sofren” e debateve publike ne kuader te Projektit”PACEP.
Te rinjte gjimnaziste, i shnderruan 18 ditet e takimeve te hapura ne tribune te mendimit dhe fjales se lire. Ata demostruan ne keto takime, ku mernin pjese Deputete te Kuvendit te Shqiperise qytetari, kulture, energji, force e kurajo. Deputetet pane te artikulimi i te rinjeve realitetin e padeformuar te shoqerise sone, pa ate kolorin zbukurues te bythelepiresve, por edhe pa ate bojen nxirese te politikes, pa akuzat per kapital politik. Te rinjte u shquan jo vetem per thellesine e mendimit duke i bere nje skaner te pergjitheshem situates politike dhe social-ekonomike, por dhe per kurajon me te cilen ua percollen deputeteve kete realitet. Ata u kujtuan ligjvenesve se duhet te kene me shume sy e vesh dhe te jene kembengulur ne toke, nese duan te ndjejne dhe shikojne te pashfytyruar realitetin. Nepermjet ideve, vizionit dhe projekteve te propozuara ata u dhane nje leksion te mire politikaneve, duke i shkeputur nga magjia e pushtetit , duke i ndergjegjesuar per nevojen e krijimit te urave te bashkepunimit jo vetem me te rinjte, por me te gjitha shtresat dhe kategorite shoqerore dhe Rrjetin e Shoqerise Civile.
Te rinjte e qytetit bregdetar e vune theksin te turizmi, te kjo “perle” e pa shfrytezuar plotesisht, te meritokracia dhe te punesimi, vecanrish, ai i Personave me Aftesi te Kufizuar.
Per te mesuar me shume rreth ketij aktiviteti, perpjekjeve te te rinjeve, Shoqerise Civile dhe aktoreve te tjere, per demokrtizimin dhe modernizimin e shoqerise, intervistuam Znj. Ardita Kolgjini, Juriste dhe Menaxhere e Projektit te KSHH.
Projekti “PACEP bashkoi ne nje tryze te perbashket bisedimi politikan, deputet dhe te rinj gjimnazist. Nje takim i till u mbajt edhe ne Gjimnazin “Ali Demi”, Vlore.
Kush ishin organizatoret dhe c’synonte ky projekt?
1. Projekti “Për mbështetjen e Kuvendit dhe Shoqërisë Civile” i njohur ndryshe si PACEP, është një iniciativë e zbatuar nga ana e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetëm (IDM Albania) në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Por prej vitit 2021 ne nuk jemi vetëm në këtë udhëtim, pasi organizatat partnere si OSBE Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI Albania) ka realizuar një sërë aktivitetesh me fokus Kuvendin, shoqërinë civile, dhe kryesisht të rinjtë. Qëllimi kryesor i ciklit të aktiviteteve të ndërmarra nga KSHH konsistonte në fuqizimin e shoqërisë civile, me fokus të veçantë të rinjtë e shkollave të mesme, për t’u informuar dhe përdorur efektivisht mekanizmat ligjorë për vënien në lëvizje të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke adresuar peticione apo nisma ligjvënëse qytetare me mbështetjen e 20.000 zgjedhësve.
Sa takime u organizuan, si ishte pjesemarrja e te rinjeve, sa aktiv dhe koherent ishin ata me problet publike te kohes?
2. Në të gjithë vendin, Komiteti Shqiptar i Helsinkit realizoi 18 ditë të hapura, në të cilat morën pjesë përfaqësues të mandatuar të Kuvendit të Shqipërisë (deputetë, kryesisht përfaqësues të Grupit të Deputetëve ‘Miqtë e Fëmijëve’) si dhe të rinjtë e shkollave të mesme. Gjatë këtyre ditëve, të realizuara në një format bashkëbisedimi të hapur, u synua rritja e transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së përfaqësuesve të pushtetit legjislativ kundrejt të rinjve. Gjithashtu, të rinjtë si protagonistë kryesorë të këtyre takimeve u fuqizuan dhe rritën kapacitetet e tyre për të adresuar kauza sociale të cilat përbënin shqetësim për ata, si dhe perfeksionuan aftësinë e tyre për të debatuar dhe folur në publik. Pjesëmarrja e të rinjve në këto takime vlen të vlerësohet në nota maksimale, për shkak se kauzat sociale që ata adresonin janë koherente, dhe përfaqësojnë një interes legjitim të tyre. Për shembull: të rinjtë e Shkollës së Mesme “Ali Demi” Vlorë ngritën përpara deputetëve çështjen e punësimit të shtetasve me aftësi ndryshe. Pavarësisht se ligjvënësi ka parashikuar detyrime konkrete për entitetet publike dhe ato private për të punësuar të paktën 1 punëkërkues me aftësi ndryshe, rezulton se nga monitorimi që të rinjtë kanë realizuar, por mbështetur edhe në disa studime të hartuara nga organizata të ndryshme joqeveritare, respektimi i kësaj klauzole ligjore lë për të dëshiruar. Gjithashtu, në takimin e përbashkët, të rinjtë e qytetit të Vlorës adresuan shqetësime mbi progresin e sektorit të turizmit, në kushtet kur profesionistët po zgjedhin që të largohen dhe ky sektor mbetet i mbuluar nga emigrantë të ardhur nga vendet e largëta, por të cilët e kanë shpesh herë të vështirë përshtatjen me natyrën dhe kulturën e punës në vendin tonë.
Cilat ishin disa nga tematikat dhe pikat me te nxehta qe ngriten te rinjte e qytetit bregdetar per ligjberesit dhe Ekzekutivin Shqipetar?
3. Një tjetër tematikë e nxehtë e ngritur nga ana e të rinjve të qytetit bregdetar të Vlorës, konsiston në luhatjen e vetë-besimit të tyre për të ndjekur arsimin universitar në vendin tonë, përballë mungesës së ata konstatojnë në tregun e punës. Të rinjtë, nuk nguruan të përcjellin mungesën e besimit të tyre tek punëmarrësit, ku meritokracia jo gjithmonë është e përmbushur dhe ku trajtimi me pagesa konkrete nuk është në përputhje me inflacionin dhe rritjen e cmimeve aktualisht në vendin tonë.
Si i vleresuan deputete kurajon, guximin dhe vizionin e te rinjeve?
4. Nga ana e deputetëve pjesëmarrës znj. Pranvera Resulaj dhe z. Fation Veizi, shqetësimet e ngritura nga të rinjtë u mbajtën shënim dhe proaktivizmi konstruktiv u mirëprit. Sugjerime dhe rekomandime konkrete u adresuan nga ana e deputetëve të ftuar, duke sjellë në vëmendje edhe eksperiencën e tyre personale, gjatë të cilave janë përballur me sfida dhe vështirësi, por sërisht kanë përzgjedhur që të rikthehen në vendin tonë për të kontribuar në favor të përmirësimit të politikave kombëtare. Në dallim nga brezat e tjerë të të rinjve, vërehet me doza të larta pozitivizmi, guximi dhe kurajo e reflektuar prej tyre për të adresuar cdo opinion dhe mendim, pavarësisht faktit se përgjigjia nga ana e dëgjuesit mund të mos jetë e pëlqyeshme apo konseguente me zgjidhjen që ata mendojnë se meritojnë.
Cili eshte opinioni KSHH pasi ndoqet te gjitha debatet publike, u arrit qellimi dhe pritshmerite e projektit?
5. Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se kjo iniciativë ka prodhuar një sërë rezultatesh konkrete dhe pozitive për përfituesit e parashikuar, si institucioni i Kuvendit të Shqipërisë, shoqëria civile dhe të rinjtë e vendit. Pas adresimit të këtyre kauzave sociale është konstatuar se nga ana e Qeverisë Shqiptare janë ndërmarrë një sërë iniciativash dhe politikash favorizuese, pro qëndrimeve të adresuara nga të rinjtë. Sic mund të jetë miratimi i Fondit të Ekselencës për të rinjtë e vendit, një kërkesë e drejtpërdrejtë e të rinjve të qytetit të Durrësit, e ngritur në takimet e hapura të realizuara në kuadër të projektit PACEP. Këto masa të ndërmarra reflektojnë se reagimi i institucioneve publike kundrejt të rinjve mbetet prioritar. Ndërkohë një tjetër element pozitiv i vërejtur është qasja e sektorit të shoqërisë civile në raport me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Gjatë zbatimit të këtij projekti është evidentuar një rritje e transparencës së këtij institucioni, ndërkohë që aksesi i organizatave të shoqërisë civile është rritur. Vlerësojmë se ky rrugëtim tashmë i nisur, nuk duhet të shoqërohet me hapa regresivë dhe as të stopohet, prandaj edhe më shumë mbetet për t’u bërë në iniciativat e tjera të ndërmarra, në përputhje me misionin e KSHH-së.
|
|