Gazetari zbulon detajet: Ilir Meta, “non grata” nga SHBA. Ka gati edhe mbrojtjen!

2 Minuta Lexim

Rikthimi i ish-presidentit Ilir Meta në politikë, në krye të Partisë së Lirisë ndërkohë që përflitet se inicialet në dosjen si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shteti, janë dy nga temat më të nxehta të ketyre javëve.

E teksa ka supozime se kjo dosje doli pikërisht nga aleatët për të sinjalizuar Metën të largohet nga politika, gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Java në Dritare TV, tha se presidenti Ilir Meta, është në fokus të SHBA. Sipas Doçit, Meta do të shpallet non grata dhe për këtë është në dijeni, madje ka gati edhe mbrojtjen.

“Zgjerimi i listës së zezë është një mesazh për Ilir Metën. Sepse shokët e tij në politikë dhe biznes dita ditës po shpallen non grata nga SHBA. I referohem jo vetëm dy emrave shqiptar që u shpallën non grata së fundmi, por edhe ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski.

Meta ka marrë informacione që do të shpallet non grata. Madje ka gati edhe alibinë për t’u mbrojtur. Do të hapë një proces gjyqësor, do ta ankimojë, do ta konsiderojë këtë akt si një produkt i Sorosit, etj etj. Ka prej dy vjetësh sinjale se Meta do të shpallet non grata, por mbetet me interes të madh motivacioni, pse do të jetë pjesë e listës së zezë sipas SHBA.

Sepse motivacionet janë të ndryshme. Ndaj është me interes se çfarë informacionesh kanë marrë amerikanet, se çfarë dosje kanë në duar ata për Metën”, u shpreh Doci në Dritare TV./m.j

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull