DETAJE / Kontrolli në rezidencën e Trump, ish- Presidenti mbante dokumente sekrete për armët bërthamore?

2 Minuta Lexim

Një raport që agjentët e FBI-së kërkuan dokumente të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore në rezidencën e Donald Trump në Florida mund të shpjegojë urgjencën e operacionit të paprecedentë në shtëpinë e një ish-presidenti dhe e çon përballjen e tij me Departamentin e Drejtësisë në një nivel të ri, shkruan CNN.

Ishte një artikull i publikuar në median amerikane The Washington Post që citonte burime të njohura me detajet nga hetimi që kanë thënë se agjentët federalë po kërkonin dokumente të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore, ndër të tjera, në zyrën e Trump.

Burimet nuk i përshkruan dokumentet në detaje dhe as nëse ato lidheshin me armët bërthamore që i përkisnin SHBA-së apo një kombi tjetër.

CNN thotë se nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur këtë raport, por nëse rezulton se Trump ka marrë një material të tillë nga Shtëpia e Bardhë, do të ngrinte pyetjen se përse një ish-president do të kishte nevojë për sekrete të tilla të ruajtura pas largimit nga detyra.

Mundësia që një material i tillë të mbahej në një objekt të pasigurt, ku mysafirët shkojnë e vijnë dhe ku do të ishte potencialisht i aksesueshëm nga ndonjë person i një shërbimi të huaj inteligjent, do të alarmonte zyrtarët qeveritarë.

Zhvillimi i fundit gjithashtu rrit më tej tensionet e një beteje ligjore në përshkallëzim pasi Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland të enjten, në një veprim të pazakontë, i kërkoi një gjykate të zhbllokonte urdhrin e kontrollit dhe inventarin e dokumenteve që janë marrë nga Shtëpia e Trump.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull