Paralajmërimi i Ambasadorit: Britania e Madhe do shpallë “non grata” politikanë e biznesmenë të tjerë shqiptarë

4 Minuta Lexim

Britania e Madhe do të sjellë një valë të dytë shpalljesh ‘non grata’ politikanësh, biznesmenësh dhe të gjithë ata që minojnë sundimin e ligjit në Shqipëri.

Shpalljet ‘non grata’ do të vijnë deri në fund të vitit, por nuk do të jenë publike.

Kjo u bë me dije nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, gjatë një interviste për gazetarin e TCH, Muhamed Veliu.

Ish- presidenti dhe kryeministri Sali Berisha pranoi publikisht më 22 Korrik se atij i ishte ndaluar hyrja në Angli. Sa është numri shqiptarëve të shpallur ‘non grata’ nga  Mbretëria e Bashkuar?

Ju e keni parë artikullin e Sir Stuart Peache të dërguarit special të kryeministrit për Ballkanin Perëndimor disa javë më parë ku u njoftua vala e parë e personave që u ndalohet hyrja nga Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria. Vala e parë përfshinte disa persona të një profili të lartë nga Shqipëria me lidhje korruptive dhe në kriminalitet të cilët nuk janë të mirëseardhur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ne do të vijojmë të ndërmarrim veprime të ngjashme në lidhje me këtë. Ne nuk i publikojmë emrat për disa arsye ligjore. Ndjesë që nuk mundem të flas për numrin e tyre apo emrat e këtyre individëve. Është në dorë të individëve të vetë-deklarohen. Kjo nuk është për një individ. Kjo është për ti dhënë fund pa-ndëshkueshmërisë, vendosjen përpara përgjegjësisë dhe ndaluar ata me lidhje kriminale përfshi korruptive të cilët ndjehen se nuk i gjen asnjë pasojë.

Mund të na thoni nëse do të ketë një valë të dytë personash ‘non grata’ për të hyrë në Angli?

Kërkohet kohë për  të arritur disa standarde e më pas mbërritur në vendimmarrje. Këto lloj ndalesash ndërmerren nga Sekretarja e Punëve të Brendshme ndërsa sanksionet anti-korrupsion nga Sekretari punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur. Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë.  Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pa-ndëshkueshmërisë.

Ne kemi dëgjuar se qeveria Angleze, ka plane në zgjerimin the thellimin e marrëdhënieve bilaterale më Shqipërinë. Çfarë do të thotë kjo në praktikë dhe ajo më me rëndësi në terma ekonomik.

Ne e njohim rëndësinë e Shqipërisë në shumë mënyra. Ne e admirojmë pasi Shqipëria është një ndër partnerët tanë më të mirë në çështjen që ka të bëjë me pushtimin rus të Ukrainës.  Ajo që po bën Shqipëria në Këshill të Sigurimit është kampione në kërkimin e llogaridhënies dhe një partnere e rëndësishme në NATO.  Ne do të vijojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht . Por si miq të fortë e aleatë ne duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin ekonomikisht siç edhe e thatë. Ne kemi mundësuar vendosjen e dy miliard stërlinave  për të ndihmuar uljen e kostove dhe përmirësuar përfshirjen britanike të bizneseve dhe në infrastrukturë përfshi shërbime dhe fusha të tjera. Kjo do të thotë se do të shikoni më shumë investime britanike këtu. Ne kemi hapur mundësinë për asistencë zhvillimi do të marrë kohë për të parë impaktin por kjo do të ndihmojë në sjelljen e 100 milionë dollarëve investime në ndihmë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ne do të na shikoni tani në të qenurit një partner i fortë në zhvillimin e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull